Ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka raportuar sot para Komisionit Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Kosovës lidhur me kontratën e lidhur mes Telekomit dhe kompanisë Z-Mobile.
Mustafa qysh në fillim të intervistimit, ka kërkuar largimin e deputetit Milaim Zeka nga ky komision, duke thënë se përbën konflikt interesi.
Konfliktin e interesit, Mustafa e ka arsyetuar me fondet që deputeti Zeka sipas tij i ka marrë nga Telekomi dhe mungesën e paanshmërisë dhe objektivitetit të deputetit në raport me punën e komisionit dhe me Mustafën personalisht.
Dokumentet e prezentuara para Komisionit Hetimor, Mustafa i ka shpërndarë edhe publikisht në rrjetin social Facebook, duke e dëshmuar edhe njëherë atë që e deklaroi para deputetëve.
“Sot në fillim të intervistimit në Komisionin Hetues Parlamentar për Telekomin e Kosovës, paraqita konfliktin e interesit të përhershëm të deputetit Milaim Zeka, që nga formimi i këtij Komisioni”, ka shkruar Mustafa, përcjell Ballkani.info.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje) i Mustafës dhe dokumentet e prezentuara:
Sot, me fillim te intervistimit ne Komisionin Hetues Parlamentar per Telekomin e Kosoves, paraqita konfliktin e interesit te perhershem te Deputetit Milaim Zeka qe nga formimi i ketij Komisioni.
Kete paraqitje e kam bazuar ne:
1. Mbi 100,000 Euro te marra nga Telekomi i Kosoves per firmat/bizneset e Milaim Zekes nder vite, duke perfshire edhe mandatin tim te Drejtorit Menaxhues dhe
2. Mungesen e paanshmerise dhe objektivitetit te tij ne raport me punen e komisionit dhe mua personalisht.