Vjen reagimi i Serbisë pas rezolutës së Thaçit për Luginën

20:39 | 01 July 2019

Ka reaguar Serbia pas rezolutës së Hashim Thaçit për Luginën.

Drejtori i të ashtuquajturës, zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dërguar Kuvendit për shqyrtim dhe miratim një draft-rezolutë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Hashim Thaçi konfirmoi sot se papërgjegjshmëria është emri i dytë i politikës së tij”, tha Gjuriq.

Gjuriq përmes një deklarate me shkrim tha se përhapja e ëndrrave të “rreme” nga Hashim Thaçi për rezolutën që mbështet kërkesat e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën, siç tha ai, është e njëjtë me thirrjen për përshkallëzim të urrejtjes dhe mosbesimit midis banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shkruan Danas.

“Në Preshevë, ku jetojnë kryesisht shqiptarë, Bujanovci, ku më shumë se gjysma e popullsisë përbëhet nga jo-shqiptarë dhe Medvegjë, ku shqiptarët jetojnë në një numër simbolik, bashkëkombësit e Thaçit jetojnë në paqe dhe marrëdhënie normale me fqinjët e tyre serbë”, shtoi ai.

“Ishte kështu, kështu është sot dhe kjo do të jetë përgjithmonë “, thekson Gjuriq.

“Idetë e Thaçit për përhapjen e të ashtuquajturës Shqipëria e Madhe janë pjesë e projekteve shoviniste të errëta dhe të përhershme dhe askush as shqiptarët në jug të Serbisë qendrore nuk mund të përfitojnë nga reanimimi i ideologjive të urrejtjes”, shton ai.

Siç deklaroi Gjuriq, “Thaçi duhet të dijë se shumica e vullnetit të popullit të Serbisë të të gjitha nacionaliteteve, të shprehura shekuj më parë, se krahina në të cilën ai ka lindur është një pjesë integrale e Serbisë dhe se separatizmi dhe ideja e një Shqipëria të Madhe është një gjë e së kaluarës”.

Komento: