Arsenali me ofertë qesharake për lojtarin e njohur

20:51 | 01 Korrik 2019

Arsenali duket se po përgatitet për transferime të tjera.

Arsenali ka nisur një ofertë prej 40 milionë funte për anësorin e Crystal Palace Ëilfried Zaha, Sky Sports raporton.

26-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te ‘Topçinjët’, pasi vet deklaroi se dëshiron të luajë në futbollin evropian.

Megjithatë, me Palacen që tashmë ka humbur shërbimet e Aaron Ëan-Bissaka që kaloi te Manchester United për 50 milionë funte, klubi nuk dëshiron ta shesë Zahan dhe e vlerëson atë me 80 milionë funte [100 milionë euro] – dyfishi i asaj që Arsenali i ka paraqitur fillimisht.

Një faktor tjetër për t’u marrë parasysh është se United ka një 25 për qind në klauzolën e anglezit, pasi ai kaloi te ‘Shqiponjat’ nga Old Trafford në vitin 2015.

Se Zaha e do transferimin te Arsenali e ka konfirmuar edhe vëllau i tij Judicael, i cili tha se do bëhej realitet një ëndërr e tij.

Komento: