Super-ylli edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit

20:55 | 01 Korrik 2019

Juventusi tashmë është bërë edhe me një lojtar të ri.

Adrien Rabiot edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit. Ai ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, deri më 2023 dhe do të fitojë 7 milionë euro në sezon.

Adrien Rabiot ka kryer me sukses testet mjekësore në mëngjesin e së hënës dhe tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i “Zonjës së Vjetër”, bën të ditur klubi përmes një postimi sajtin zyrtar.

24-vjeçari u transferua te Juventusi si lojtar i lirë, pasi me një korrik i skadoi kontrata me klubin francez, Paris Saint Germain.

Juve, për shkak se lojtari do ta veshë fanellën me parametra zero, e ka shpërblyer familjen Rabiot me 10 milionë euro, derisa futbollisti do të fitojë 7 milionë në sezon për katër vitet e ardhshme.

Juve ka konfirmuar se nesër Adrien Rabiot do të dalë në konferencë në ora 11 në stadiumin “Allianz Stadium”, ku do të zbulojë gjithçka që ndodhi me futbollistin këto muaj, që ishte i përjashtuar nga PSG-ja dhe nuk luajti për pjesën më të madhe të sezonit.

Me fanellën e PSG-së, Rabiot ka bërë 227 paraqitje, duke shënuar 25 gola dhe ka dhuruar edhe 20 asiste.

Ai ka fituar 5 Kampionate, 4 Kupa të Francës, 5 Kupa të Ligës dhe 5 Superkupa të Francës

Komento: