Higuain i mbetet në ‘derë’ Juventusit, kjo është kërkesa e tij e ‘çmendur’

22:45 | 01 Korrik 2019

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, nuk dëshiron të luajë për një klub tjetër brenda Italisë.

Vëllai i tij dhe agjenti Nicolas, konfirmojnë se lojrari nuk dëshiton të luaj te ndonjë klub tjetër brenda Italisë dhe prandaj duket se i japin fund thashethemeve që e lidh Higuain me Romën, përcjell ORAinfo.

Përkundër kësaj, Roma do të përpiqet gjithsesi, ndërsa Juventusi do të përpiqet të bindë Higuainin që të pranojë një nga destinacionet që do t’i ofrohen atij.

Për argjentinasin megjithatë, në Itali, është vetëm Juventusi i pranueshëm.

Nëse Bianconerët nuk arrijnë të gjejnë një shtëpi të re për sulmuesin, ata mund të ofrojnë një rinovim për të përhapur koston e pagës së lojtarit gjatë një viti shtesë në mënyrë që ai të jetë më pak i tensionuar në bilancet e klubit. /ORAinfo/

Komento: