“Bomba” e ditës: Babai i Neymarit takohet me drejtuesit e Barcelonës

10:08 | 02 Korrik 2019

Babai i Neymar takohet me drejtuesit e Barcelonës, ku do të flitet për një transfero të mundhsëm.

Babai i Neymar dhe avokati i lojtarit do të takojnë një përfaqësues të Barcelonës, André Cury, sot, të martën, për të diskutuar kthimin e lojtarit të PSG në ‘Camp Nou’, sipas uebsajtit online Esporte Interativo.

Cury është një nga më të besuarit e presidentit të Barcelonës Bartomeu dhe ishte i përfshirë në shitjen e Neymar. Ai është i vendosur të nxjerrë pikat kyçe të negociatave nga pikëpamja e Barcelonës ndaj babait dhe avokatit të Neymar.

Ylli brazilian ka marrë vendim për të lënë PSG-në, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin francez dhe i ka thënë babait të tij se prioriteti i tij numër një është që të kthehet në Barçë, përcjell lajmi net.

Vitin e kaluar, PSG refuzoi të mendojë për shitjen e lojtarit, pavarësisht se çfarë ndodhi, por këtë vit kanë ndryshuar qëndrim dhe janë të gatshëm të lenë lojtarin e lirë – gjithnjë pasi kampioni i Ligue 1 shpenzoi diçka si 222 milionë euro për ta sjellur atë në Francë në verën e vitit 2017.

Sipas Esporte Interativo, PSG do të jetë i interesuar në përfshirjen e lojtarëve të tjerë në marrëveshje, edhe pse deri më tani ata nuk i kanë pranuar emrat si Dembélé ose Coutinho si opsione të mundshme.

Komento: