Transferi i ri i Milanit kryen testet mjekësore

11:25 | 02 Korrik 2019

Hernandez largohet nga Madonnina, bëhet gati për prezantimin te Milani.

Theo Hernandez është parë duke larguar nga Madonnina, pas i ka kompletuar testet mjekësore me sukses te Milani.

Ylli i Real Madridit është shumë afër ta kompletojë transferimin te Rossonerët për 20 milionë euro, derisa dje (1 korrik) ka arritur në Milano.

Madridi ka paguar 24 milionë euro për të nënshkruar 21-vjeçarin në verën e vitit 2017 dhe ka bërë 23 paraqitje në sezonin e tij të parë për Los Blancos, duke fituar Superkupën, Superkupën Evropiane, Kupën e Botës për Klube dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, zhvillimi i tij ka rënë në sezonin e fundit, të cilin ai e kaloi në Real Sociedad, ndërsa tani është zëvendësuar në Santiago Bernabeu nga bashkëlojtari i tij francez Ferland Mendy.

Ai është parë duke u larguar nga qendra mjekësore e Rossonerëve, derisa prezantimi i në fanellën e Milanit pritet të ndodhë pas pak çastesh.

Komento: