Vazhdon aksioni i policisë, prangosen 5 persona që ishin në kërkim

12:33 | 02 Korrik 2019

Policia ka kryer një aksion dje ku janë prangosur 5 persona që kishin urdhëresë për ndalje nga gjykata.

Sipas njoftimit, dy persona janë prangosur në rajonin e Prishtinës, një në Gjilan, Prizren e Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se të gjithë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Në Prishtinë në ora 16:10, Policia ka prangosurr një person të dyshuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Dubravë.

Po ashtu, në Prishtinë është prangosur edhe një tjetër person në ora 18:40. Sipas Policisë i njëjti është ndaluar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan më tutje lajmi.
Prangosja tjetër ka ndodhur në qytetin e Gjilanit në ora 15:00 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërkaq në qytetin e Ferizajt Policia ka arritur që të dielën në orët e vona të mbrëmjes ta prangosë një person në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj dega në Kaçanik dhe në Shtime dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

I fundit ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, përkatësisht në fshatin Hoqë. I dyshuari është ndaluar në bazë të urdhëresës të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Komento: