Man Utd nuk i shuan shpresat, kërkon ta ‘blindojë’ super-futbollistin

14:38 | 02 Korrik 2019

Manchester United kërkon me ngulm nënshkrimin e një kontrate të re me De Gean dhe pse të dyja palët nuk po mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës.

Kontrata e portierit spanjoll me “Djajtë e kuq” përfundon verën e ardhshme, pasi që Manchester Unitedi u detyrua ta shfrytëzojë klauzolën për t’ia zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër, transmeton Express.

Përfaqësuesit e De Geas janë në bisedime me hierarkinë e Manchester Unitedit. Drejtori ekzekutiv i klubit, Ed Ëoodëard, dhe kryetari i zhvillimeve korporatave, Matt Judge, besojnë se De Gea do të qëndrojë edhe më tej në “Old Trafford”.

Çfarëdo oferte e re do të bënte që De Gea të fitonte pagë pothuajse të njëjtë me Paul Pogban, i cili paguhet rreth 290 mijë euro në javë.

De Gea është në pozitë të mirë në këto negociata pasi që Manchester Unitedi nuk dëshiron ta lejojë atë të largohet si transferim i lirë gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, kur spanjollit i përfundon kontrata.

Nëse 28-vjeçari nuk pranon të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin, klubi anglez mund të detyrohet ta shesë atë gjatë kësaj vere apo gjatë afatit kalimtar të janarit për ta fituar një shumë parash.

Manchester Unitedi është për momentin në kërkim të një drejtori teknik, i cili do t’i ndihmonte klubin ta krijojë një strategji dhe plan afatgjatë, mirëpo Rio Ferdinand, i cili besohej se do të emërohet në këtë pozitë, tani raportohet se është vetëm një propozim nga jashtë.

Komento: