Luajti vetëm 4 ndeshje për 9 vite, Chelsea largon këtë lojtar

15:06 | 02 Korrik 2019

Chelsea ka larguar pesë lojtarët të cilëve u ka skaduar kontrata.

Gary Cahill ishte emri më i madh i asaj liste, që largohet nga ‘Stamford Bridge’ si një legjend.Mbrojtësi anglez fitoi pothuajse gjithçka me Chelsean, dy Premierliga, dy Kupa FA, dy Liga të Evropës, një Kupë të Ligës dhe një Ligë të Kampionëve, përcjell lajmi.

Gonzalo Higuain, Robert Green, Eduardo dhe Tomas Kalas janë gjithashtu emrat që kanë lënë fanellën blu.

Por ky i fundit ka një histori më vete.Mbrojtësi çek ka qenë pjesë e Chelseat për nëntë vite dhe ka luajtur vetëm katër takime zyrtare, pasi në shumicën e sezoneve ka qenë i huazuar.

Komento: