Arsenal ‘zhgënjen’ tifozët me transferimin e parë

15:29 | 02 Korrik 2019

Sulmuesi brazilian Gabriel Martinelli i është bashkuar Arsenalit nga Ituano Futebol Clube në një

Sulmuesi brazilian ka bërë progres të shpejtë gjatë kohës së tij të shkurtër në Ituano. Që nga debutimi i tij në nëntor 2017, vetëm 16 vjeç e nëntë muaj, i riu shënoi 10 gola në 34 paraqitjet e tij për klubin me bazë në Sao Paulo.

Zhvillimi i 18-vjeçarit u njoh edhe kohët e fundit nga ekipi kombëtar brazilian, pasi pranoi ftesë nga skuadra seniore për një kamp trajnimi në maj para fillimit të Kupës së Amerikës, përcjell lajmi.net.

Gabriel u votua si ‘Lojtari me pritshmëri më të mëdha’ në vitin 2019 dhe gjithashtu u zgjodh në formacionin e vitit për Campeonato Paulista – ligën e futbollit për shtetin e Sao Paulo.

Gabriel së shpejti do të bashkohet me shokët e tij të ri të ekipit për ndeshjet para-sezonale.

Komento: