Kryediplomati i ri i Bashkimit Evropian negativ ndaj Kosovës

21:42 | 02 Korrik 2019

Kryediplomati i ri i BE-së duket të jetë krejtesisht negativ ndaj Kosovës.

Këshilli Europian ka nominuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontelles që të jetë zëvendësojë Shefen e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini.

Tani Parlamenti europian duhet që të votojë me një shumicë të thjeshtë Borrellin dhe ai do marrë zyrtarisht rolin e ri.

Shefi i Diplomacisë ka një rol kyç në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, një dialog që është kusht i BE’së për të dyja shtetet nëse duan të vazhdojnë rrugën e tyre europiane.

Mirëpo nëse zgjidhet Borrell, atëherë do të ketë konfuzion rreth vazhdimit të dialogut kur dihet se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Madje Borrell, që është nga Katalonia, nuk u dha viza për delegacionin sportiv nga Kosova, si dhe nuk lejoi përdorimin e simboleve të shtetit të Kosovës, duke thënë se Kosova mund të marrë pjesë në gara sportive në Spanjë vetëm me flamur të Serbisë.

Në vitin 2018, Spanja e kishte lënë Kosovën të paraqitej në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës nën flamurin ndërkombëtar.

Komento: