Juventusi dhe Matthijs de Ligt po afrohen me njëri-tjetrin.
Bardhezinjtë kanë arritur pothuajse një marrëveshje në të gjitha frontet, me Ajaxin, lojtarin si dhe me agjentin e tij Mino Raiola, i cili u konfirmua edhe nga Sky Sport, përcjell ORAinfo.
Sipas kanalit televiziv, Juventusi nuk po nxiton të përfundojë marrëveshjen. Besimi është se De Ligt është tani një futbollist i premtuar për kampionët italianë dhe se blerja do të përfundojë.
Palët po zgjidhin pagesat, shifrat përfundimtare dhe komisionet shumë të larta për Raiolën./ORAinfo/