Marcelos i ndodh më e keqja

12:58 | 03 Korrik 2019

Marcelo ka marrë një dënim të rëndë në Brazil.

Marcelo e pëson keq në Rio De Janiero, ku ndodhet jo për Copa America (u la jashtë nga Tite), por për të kaluar pushimet verore.

Të hënën në mbrëmje 31-vjeçari po udhëtonte me makinë kur u ndalua nga agjentët e policisë rrugore, të cilët i kërkuan të bënte testin e akoolit.

Marcelo refuzoi t’i bindej kërkesës së policisë, duke pranuar që të paguante një gjobë të majme e cila kushtonte jo pak, por 675 euro për tejkalim të shpejtësisë.

Në fakt, një shumë e tillë nuk ndikon aspak në ekonomike e mbrojtësit, që përfiton miliona euro nga paga si futbollist i Realit.

Mirëpo telashet për Marcelon nuk u mbyllën me gjobën e paguar, pasi atij iu pezullua edhe patenta për një vit në Brazil.

Komento: