Edhe një lojtar do të largohet nga Juventusi.
E ardhmja e Mario Mandzukic parashikohet të jetë larg Juventusit. Largimi i Massimiliano Allegrit, që e kishte vendosur në qendër të projektit të tij kroatin, duket se ka lëkundur pozitat e 31 vjeçarit në Torino.
Ai është në kërkim të një skuadre të re dhe sipas medaive gjermane, Borussia Dortmund shihet si e gatshme të përfitojë. Gjithsesi, kontrata e tij afatgjate me bardhezinjtë dhe refuzimi i pagave faraonike nga Kina nuk pritet që të jenë hallka të lehta për verdhezinjtë.
Nënkampionët e Gjermanisë kërkojnë që të ulin nga froni Bayern Munich dhe firma me Mandzukic do të ishte më se e mirëseardhur nga tekniku, Lucien Favre.