Dani Ceballos do të largohet nga Real Madridi këtë verë .
Ani pse janë rossonerët që duan me çdo kusht shërbimet e tij, në skenë ka dalë edhe ekipi i Tottenham që dëshiron yllin e Realit.
Pra,dy nga klubet e interesuara në shërbimet e tij, sipas El Transistorit, përcjell ORAinfo.
Mesfushori shënoi dy gola për Spanjën në garën triumfuese të U-21.
Ceballos ka bërë 56 paraqitje për Real Madridin, pasi u bashkua me klubin nga Real Betis në vitin 2017./ORAinfo/