Bëhet “nami”, ja ku po transferohet Montolivo

15:44 | 03 Korrik 2019

Ricardo Montolivo, mund ta vesh fanellën e Atalantës në sezonin e ri,

Sipas, La Gazzetta dello Sport klubi italian i ka ofruar Riccardo Montolivos kontratë pasi marrëveshja e tij me Milanin ka skaduar, përcjell ORAinfo.

Ani pse mesfushori është 34-vjeçar, atij mund të jepet një shans i ri në Bergamo.

Ai është një agjent i lirë pas përfundimit të kontratës së tij të kuqezinjve, por ai nuk ka luajtur për më shumë se një vit, sepse ai refuzoi transferimet verën e kaluar

Do të ishte një kthim në Atalanta për Montolivo, i cili filloi në akademinë e tyre të rinisë dhe u transferua në Fiorentina në 2005, duke shkuar në Milano si një agjent i lirë në 2012./ORAinfo/

Komento: