Punë e kryer: Juventus merr vendim përfundimtar për Higuainin

16:33 | 03 Korrik 2019

Juventus merr vendimin e fundit për Higuain.

Juventus i ka thënë Gonzalo Higuain se duhet të largohet nga skuadra, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ri.

Chelsea ka kthyer të hënën Higuainin te Juventus, dhe atij i ishte pohuar se do të konsiderohej përfshirja në skuadrën e Sarrit.

Sipas Romeo Agresti të Goal.com, Juventus e ka informuar sulmuesin për vendimin e tyre, gjatë një telefonate të hapur dhe të sinqertë, përcjell lajmi net.

Agresti shton se Roma i ka ofruar zgjidhje 31 vjeçarit, pasi ata tashmë kanë pasur lejen për të negociuar drejtpërdrejt me lojtarin.

Me largimin nga Juventus, Higuain i jep fund kësaj aventure me 105 paraqitje, 55 gola dhe dy tituj të kampionit.

Komento: