Vuçiq tregon se çka do të bëjë Serbia për të kontrabanduar ushqime tek serbët në veri

18:11 | 03 Korrik 2019

Plani i Vuçiqit për të kontrabanduar ushime për serbët në veri të Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se Serbia do te përdor rrugë malore “alternative” për të dërguar mallra në pjesën veriore të Kosovës të banuar me serbë për të shmangur taksën 100 për qind.

Vuçiq tha para gazetarëve të mërkurën se Serbia do të vazhdojë të dërgojë kamionë furnizues përmes rrugëve “alternative” malore që shpesh përdoren nga kontrabandistë për t’i dërguar mallrat tek bashkëkombësit e tyre derisa të hiqet taksa.

“Ne do të bëjmë çfarë të jetë e mundur për të dërguar ushqim, ujë e medikamente tek populli ynë… edhe nëse unë bëhem një Robin Hood famëkeq evropian… ai Vuçiqi i çmendur që dërgon ushqim e ujë nga pylli”, tha ai, transmeton lajmi.

Eksportet e Serbisë në Kosovë përllogariten në rreth 500 milionë euro në vit.

Qeveria e Kosovës ka thënë se mallrat që kanë ardhur nga Serbia tashmë janë zëvendësuar nga importet nga vendet tjera muajve të fundit.

Komento: