Kërkesa e Bale për skuadrat që duan ta transferojnë

18:46 | 03 Korrik 2019

Real Madrid është në hall me lojtarin Gareth Bale.

‘Los Blancos’ së paku deri më tani, e kanë pasur shumë të vështirë të bindin uellsianin për t’u larguar.

Bale është i vendosur të respektojë kontratën e tij me Real Madridin, pavarësisht se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

30 vjeçari ka thënë se do të pranonte të largohej, në një skuadër që i ofron pagën që tani merr te Real Madrid.

Shuma prej 17 milionë eurosh në vit, duket e papërballueshme për shumë skuadra të Evropës, që interesimin e tyre për të e shprehin me rezerva.
Manchester United, PSG, Tottenham Hotspur, Juventus janë disa nga destinacionet e mundshme të Bale, përfshirë edhe Bayern Munich, por kjo skuadër pavarësisht situatës së mirë ekonomike, nuk e bind uellsianin.

Komento: