Kush duhet ta udhëheq dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?

22:50 | 03 Korrik 2019

Nga kush duhet të udhëhiqet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë?

Kreu i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova e ka pritur me skepticizëm emërimin e spanjollit Josep Borrell si përfaqësues i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, pozicion të cilin deri më tani e ka mbajtur Federica Mogherini.

Siç dihet Borrell vjen nga Spanja, vend ky që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Por, Limaj ka propozuar që zëvendësuese e Mogherinit, si ndërmjetësuese në dialog, të jetë kandidatja për presidente të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që momentalisht është Ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë.

“Me skepticizëm dhe shqetësim e kemi parë si Kosovë emërimin e Borrellit dhe rreziku është që në tavolinën e bisedimeve të kemi qëndrimin e Spanjës. Se si do të vazhdojë, ta shohim. Mendoj që si Kosovë duhet të kërkojmë që rolin e ndërmjetësuesit ta merr kandidatja për presidente të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kështu edhe procesi do të ketë dinamikën dhe rëndësinë e vetë”, ka thënë Limaj në “Rubikon” të KTV’së.

Komento: