‘Fshesa’ e Sarrit e prek edhe Bonuccin

08:26 | 04 Korrik 2019

Leonardo Bonucci largohet nga Juventus, transferohet në Premierligë.

Manchester City janë të gatshëm të nisin sërish një ‘betejë’ për nënshkrimin e Leonardo Bonuccit.

Mbrojtësi italian i Juventusit, Leonardo Bonocci, po kërkohet nga kampionët e Premierligës.

Manchester City kishte shprehur interesim për Bonuccin edhe në sezonin e kaluar, por mbrojtësi vendosi të rikthehej te Juventus, pas viti të kaluar në fanellën e Milanit.

Juventus janë pranë mbylljes së marrëveshjes me Ajax për mbrojtësin Matthijs de Ligt, dhe Manchester City duan ta shfrytëzojnë këtë situatë, duke e joshur 32 vjeçarin.

Bonucci ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023.

Komento: