Milani ofron 20 milion euro për mbrojtësin e majtë.
Pas zyrtarizimit të Krunic, dhe Theo Hernandez, drejtuesit e Milanit po punojnë për afrime të tjera.
Sipas asaj që shkruan sot e përditshmja holandeze “De Telegraaf”, drejtuesit kuqezi janë pranë akordit me lojtarin e Bolonjës, Mitchel Dijks.
Milani thuhet se tashmë ka bërë një ofertë, rreth 20 milionë euro për mbrojtësin 26-vjeçar.
Pritet që brenda javës të kemi një takim, midis agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të Milanit.
Dijks luan prej një sezoni tek Bolonja, ku u transferua nga Ajaksi, dhe u përshtat shumë shpejt me kampionatin italian.
Holandezi luan si mbrojtës i krahut të majtë, dhe pikërisht në atë pozicion tek kuqezinjtë janë plot 5 lojtarë, gjithsesi nëse ky transferim ndodh, atëherë nga Milani do të largohen Strinic, Laxalt dhe Ricardo Rodrigez.