Barcelona po ia rrëmben Juventusit yllin 60 milionësh

11:33 | 04 Korrik 2019

Barcelona po kërkon ta transferojë yllin e Juventusit.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se klubi katalan ka hyrë në garë për blerjen e Joao Cancelos.

Reprezentuesi portugez – shok i afërt me Cristiano Ronaldon – pritet të largohet nga Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell lajmi.

Ai së fundmi është përfolur si objektiv i Manchester Cityt por skuadra kampione nga Premierliga ka refuzuar të paguajë 60 milionë eurot e kërkuara nga Juventus.

Tani në lojë ka hyrë edhe Barcelona që e dëshiron Cancelon në Camp Nou.

Komento: