Befasi nga PSG, hedh në shitje lojtarin ende pa e transferuar

11:59 | 04 Korrik 2019

Befasi nga skuadra franceze.

Paris Saint-Germain duket se është ngutur duke nxjerrë në shitje fanellën e një futbollisti që ende nuk e kanë transferuar në klub.

Ander Herrera pritet të transferohet në Paris Saint-Germain.

Mesfushori është në skadim të kontratës në Manchester United.

“AS” shkruan se ai është në prag të nënshkruajë me skuadrën kampione nga Ligue 1, përcjell lajmi.

Mirëpo, lajmi i befasishëm është se klubi i pasur francez tashmë ka nxjerrë në shitje fanellën e Herreras, ende pa kompletuar transferimin e tij.

Aksidentalisht në uebfaqen e klubit është paraqitur fanella e Herreras me numrin 21.

Komento: