‘Çmendet’ Real Madrid, ofron 80 milonë dhe këtë lojtar për Pogban

13:12 | 04 Korrik 2019

Real Madrid me ofertë interesante për të marrë Pogban.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është objektiv i madh i Real Madridit.
Real Madrid planifikon një tjetër blerje të madhe.

“Los Blancos” pas zyrtarizimit të transferimit të Eden Hazard nga Chelsea kërkojnë një tjetër yll të madh.

Bëhet fjalë për mesfushorin Paul Pogba i cili ka vendosur të largohet nga Manchester United, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell lajmi.

“Corriere della Sera” shkruan se Real Madrid ka bërë gati një ofertë interesante për blerjen e francezit.

Zinedine Zidane është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për Pogban duke ofruar edhe shërbimet e yllit Gareth Bale, futbollist i kërkuar viteve të fundit nga Manchester United.

Komento: