‘Çmendet’ Juventus, ofron Dybalan dhe një ‘thesë me para’ për Pogban

17:29 | 04 Korrik 2019

Nxehet gara për Paul Pogban, Juve e ofron edhe Dybalan për të.

Gara për yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, është duke u nxehur me vazhdimin e afatit kalimtar veror.

Në garë për mesfushorin francez janë dy gjigantët evropianë, Real Madridi dhe Juventusi, transmeton Gazeta Express.

Por, Juventusi është duke kërkuar ta rrëmbejë Pogban para Real Madridit, duke ia ofruar Unitedit njërin prej yjeve të klubit në shkëmbim: Paulo Dybalan.

Pasi klubi madrilen ia ofroj anësorin Gareth Bale anglezëve në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për Pogban, Juventusi ka vazhduar në të njëjtën formë.

Sipas MARCA, kampioni italian e ka ofruar Dybalan për ta kthyer Pogban në Torino pas largimit të tij për 105 milionë euro në vitin 2016.

Dybala nuk ka gjetur hapësirë në skuadrën bardhezi pas ardhjes së Cristiano Ronaldos dhe Juve është e vendosur ta shtojë Pogban në mesfushën e Maurizio Sarrit

Komento: