Zyrtare: PSG-ja transferon super-lojtarin

19:24 | 04 Korrik 2019

PSG-ja është bërë me një lojtar të ri.

Mesfushori Ander Herrera karrierën do ta vazhdojë në Francë te Paris Saint Germian.

Ander Herrera është lojtari më i ri i kampionëve të Ligue 1.

Mesfushori spanjoll, pas disa sezoneve te Manchester United në Premierligë, ka vendosur t’i bashkohet PSG-së në Francë.

29 vjeçari kishte refuzuar vazhdimin e kontratës me Manchester United, duke u largua si lojtar i lirë drejt ‘Parkut të Princave’.

“PSG është klubi më i madh në Francë”, ka deklaruar Herrera.

“Ai vazhdon të përmirësohet dhe konkurron për çdo titull të mundshëm. Parisi është qyteti më i bukur në botë. Unë ju premtoj tri gjëra: punë profesionalizëm dhe pasion”.

Komento: