Vendimi i Kosovës për ndalimin e hyrje së zyrtarëve serbë, reagon Rusia

19:41 | 04 Korrik 2019

Rusia ka reaguar ndaj vendimit të Kosovës për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka thënë se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë zyrtarëve serbë nuk mund të ketë kurrfarë efekti.

Këto deklarata ajo i ka bërë duke kujtuar faktin se shteti rus vazhdon të respektojë Rezolutën 1244 dhe të mbështesë integritetin territorial të Serbisë.

“Ne mendojmë se këto tentime për të vendosur bllokada, teorikisht dhe praktikisht kanë zero efekt, dhe absolutisht të pakuptimta ligjërisht, dhe nuk promovojnë zgjidhje paqësore për problemet ekzistuese”, ka thënë Zaharova për TAS.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe zyrtarët e Serbisë, ndërsa nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare.

Komento: