Kosnett flet në përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-së, bën këtë premtim

19:45 | 04 Korrik 2019

Gjatë ditës së sotme është bërë përurimi i ndërrtesës së re të Ambasadës së SHBA-së.

Është përuruar ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë ku u organizua edhe pritje për nder të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett edhe në këtë ditë tha se Amerika çdo herë do të u dal përkrah kosovarëve kudo që janë për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe të qetë për gjithë qytetarët.

“Kjo ambasadë është dëshmi fizike e partneritetit të fortë në mes Amerikës dhe Kosovës dhe do të vazhdojmë të sjellim rrugëtimin për paqe, prosperitet të gjithë njerëzve të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me juve kudo që te jeni”, tha ai.

Kosnett ka falënderuar të gjithë të pranishmit të cilët u bashkuan për të festuar këtë ditë e cila u vulos edhe me hapjen e Ambasadës të re.

”Është më shumë sesa vetëm një objekt i ndërtuar. Ne do të kemi hapësirë për të krijuar aktivitete të reja për të gjithë dhe të mirëseardhur janë nga të gjithë komunitetet”, tha Kosnett.

Komento: