Marco Giampaolo do të paraqitet si trajner i ri i Milanit të hënën, më 7 korrik.
Prezantimi do të zhvillohet në orën 17 në Casa Milan, me një ditë pas shënimit të fillimit të kampit të trajnimit në Milanello, përcjell ORAinfo.
Të gjithë fansat e Milanit do ta kenë mundësinë ta shohin nga afër trajnerin e ri të Milanit.
Giampaolo ka arritur muajin e kaluar marrëveshje me Milanin, ku do të kalojë nga Samdoria./ORAinfo/