Juventusi nuk po heq dorë, e do me ҫdo kusht yllin e Interit

21:50 | 04 Korrik 2019

Ylli i Interit është synimi i radhës i Juventusit.

Juventus shpreson të transferojë Mauro Icardin nga Inter.

E ardhmja e yllit argjentinas mbetet e paqartë, me Interin që nuk dëshiron të mbajë në skuadër Icardin, por edhe më dëshirën që ta shes atë larg Serie A.

Kampionët e Italisë, që tani kanë për trajner Maurizio Sarrin, janë të gatshëm të shfrytëzojnë këtë situatë, duke i shtuar sulmit të tyre edhe shërbimet e Mauro Icardit, shkruan ‘Gazzetta dello Sport’.

Icardi është transferuar te Inter nga Sampdoria në vitin 2013, dhe deri më tani ka bërë 219 paraqitje në të gjitha garat.

Ai te Inter, pritet të zëvendësohet nga belgu i Manchester United, Romelu Lukaku.

Komento: