Ja kush do të jetë zëvendësuesi i Mustafit tek Arsenali

22:13 | 04 Korrik 2019

Arsenali duket se e ka gjetur zëvëndësuesin e Mustafit.

Arsenal kanë nisur kontaktet me Gremion për nënshkrimin e mbrojtësit Ëalter Kannemann, njoftojnë mediet në Brazil.

Mbrojtësi i qendrës është kërkuar nga Arsenal edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por në fund Unai Emery vendosi t’ju besojë lojtarëve që kishte në dispozicion.

Kannemann te Arsenal mund të vijë si zëvendësues i Shkodran Mustafit, e ardhmja e të cilit nuk është vendosur ende.

Mbrojtësi 28 vjeçar vlerësohet rreth 13 milionë euro nga skuadra braziliane e Gremios.

Ky çmim duket i arsyeshëm nga Arsenal, pavarësisht asaj që këtë verë kanë në dispozicion për shpenzime vetëm 50 milionë euro.

Komento: