Do të luajë me Ronaldon, ky është komenti i Buffonit

22:42 | 04 Korrik 2019

Buffon tashmë do të luajë pranë Cristiano Ronaldos.

Gianluigi Buffon është i entuziazmuar që do të ndajë dhomën e zhveshjeve me Cristiano Ronaldon.

Buffon të enjten kompletoi kthimin te Juventusi, ku do ta veshë fanellën me numrin 77.

Ai i dha lamtumirën “Zonjës së Vjetër” vitin e kaluar, duke mos pasur mundësi që të luajë me Cristiano Ronaldon.

Por, tani do ta ketë dhe ka falënderuar Juventusin për këtë “dhuratë”.

“Është fantastike që do të luaj me Cristiano Ronaldon. Kam pasur shansin të luaj me kampionë si Neymar dhe Mbappe te PSG-ja sezonin e kaluar dhe tani falë Juventusit, do të luaj me Ronaldon. Është dhuratë e shkëlqyer”, tha Buffon.

41-vjeçari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me Juven dhe duke parë përforcimet e “Zonjës së Vjetër”, Adrien Rabiot, Aaron Ramsey dhe shumë të tjerë që pritet të vijnë – atëherë mund t’i bëhet ëndrra realitet për ta rrëmbyer trofeun e shumëkërkuar, Champions League.

Komento: