“Ta pastrojmë Kosovën” pastron buxhetin

08:26 | 05 Korrik 2019

“Ta pastrojmë Kosovën” pastron buxhetin.

Ndarja e 815 mijë eurove nga Qeveria për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, pa u respektuar procedurat për subvencionimin e organizatave joqeveritare, është kritikuar nga anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen që është mbajtur të enjten, ku Komisioni ka diskutuar raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Zyrës së Kryeministrit (ZKM) për vitin 2018, kryetari Driton Selmanaj ka thënë se është shqetësues fakti që për këtë projekt as nuk ka pasur kontratë në mes të Qeverisë dhe organizatës “Let’s do it Kosovo”, e as nuk është dorëzuar raporti financiar e narrativ nga ana e përfituesit për arsyetimin e saktë të aktiviteteve të kryera.

Sekretari i Qeverisë, Fitim Krasniqi, ka thënë se gjatë kohës sa e ushtron detyrën e sekretarit nuk e mban mend një precedent të tillë të ndarjes së mjeteve për një projekt.

Sipas tij, kryeministri vetëm e ka mbështetur politikisht këtë aksion dhe se nuk ka marrë pjesë në të sa i përket marrjes së obligimeve për aktivitete të caktuara.

Komento: