Milan po e mposht Guardiolan për yllin portugez

08:38 | 05 Korrik 2019

Milani ka bërë kontakt për të nënshkruar me mesfushorin e Benfica Gedson Fernandes.

Gedson ka impresionuar me paraqitjet e tij për kombëtarën e Portugalisë nën 20-vjeça në Kupën e Botës së FIFA-s.

Ai ka qenë i lidhur më parë me Manchester City.

Sky Italia pretendon se Milan nuk do të ndalet me nënshkrimin e Ismael Bennacer dhe kanë bërë një hetim për Gedson, përcjell ORAinfo.

Ata kanë diskutuar vetëm për fizibilitetin e marrëveshjes.

Gedson, 20 vjeç, u shfaq 22 herë në ligën portugeze sezonin të kaluar. /ORAinfo/

Komento: