Kryetari i Komunës ngushëllon familjen pas vdekjes tragjike të 33-vjeçares nga Deçani

10:55 | 05 Korrik 2019

Bashkim Ramosaj ngushëllon familjen pas vdekjes tragjike të 33-vjeçares nga Deçani.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjes së 33-vjeçares, Ganimete Zekaj që vdiq dje nga goditja e rrufes.

Ramosaj ka shkruar se falënderon edhe stafin mjekësor në Deçan dhe qytetarët që u angazhuan për ta ndihmuar të ndjerën.

“E dashur familja e Jashar Zekaj dhe familja Tishukaj, me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të familjares se juaj Ganimete (Tishukaj) Zekaj, ju lus pranoni ngushëllimet e mija të sinqerta dhe qytetarëve të Deçanit.

Zoti qoft me ju në këto momente të vështira!

Faleminderit prej stafit mjekësor të QKMF-së në Deçan dhe për të gjithë qytetarët që u angazhuan të i dalin në ndihmë të ndjerës”, shkroi ai.

Dje në Bjeshkët e Carrabregut të Deçanit është goditur nga rrufeja një grua për vdekje.

Ganimete Tishukaj-Zekaj është 33-vjeçarja që nuk i mbijetoi fatkeqësisë natyrore në pasditen e djeshme. Varrimi i të ndjerës bëhet sot në orën 18:00 në fshatin Carrabreg i Epërm.

Në momentin e fatkeqësisë, janë lënduar edhe dy persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Komento: