Donnarumma zhduket nga faqja e Milanit

11:07 | 05 Korrik 2019

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, është i lidhur ngushtë me një largim nga klubi këtë verë, me gjigantët francezë PSG që po e kryesojnë garën për nënshkrimin me portierin.

Donnarumma ka qenë nëe pjese e rëndësishme e vendosjes se Rossonerve për pak kohe, duke u futur në ekipin e parë në moshë të hershme dhe duke mbajtur vendin e tij qysh prej asaj kohe.

Megjithatë, ish-drejtori sportiv i Milanit Leonardo, i cili u kthye në ish-klubin e tij PSG këtë verë, është i interesuar që të nënshkruajë me Donnaruman.

Tani, spekulimet rriten pasi Gianluigi Donnarumma është zhdukur nga lista e skuadrës së klubit në faqen e tyre zyrtare.

Megjithatë, ajo që vlen të përmendet është se vëllai i Donnarumma Antonio Donnarumma është renditur dy herë; një herë me numrin e tij tipik 90 dhe një herë me numrin e 99 të Gianluigi.

Kjo mund të jetë një vështirësi teknike, ose mund të jetë diçka më shumë. /ORAinfo/

Komento: