Manchester Unitedi jep lajmin e shumëpritur për yllin e madh

13:51 | 05 Korrik 2019

Manchester Unitedi ka dhënë një lajm të mirë për tifozët.

Mesfushori i Manchester United, Andreas Pereira, ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare, me mundësinë e zgjatjes edhe për disa vite.

23-vjeçari kaloi nëpër të gjitha grupmoshat në ‘Old Trafford’ si një lojtar i ri para se të përfundonte në skuadrën e parë në vitin 2014, përpara se të dërgohej në huazim te Granada dhe Valencia në sezonet e mëvonshme.

Braziliani arriti të bënte 15 paraqitje në Premierligë për ‘Djajtë e Kuq’ sezonin e kaluar, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Pereira është i përgatitur të qëndrojë dhe të luftojë për një vend në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer.

“Kam kaluar kaq shumë kohë në Manchester që tani e konsideroj qytetin dhe klubin si shtëpinë time dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që vazhdoj karrierën time këtu”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

Komento: