Pse iu bashkua PSG-së, ja ҫfarë thotë Herrera

14:58 | 05 Korrik 2019

Herrera është lojtari i ri i PSG-së.

Ander Herrera ka kompletuar transferimin e tij si lojtar i lirë për t’u bashkuar me gjigantët e Ligue 1 Paris Saint-Germain pasi kontrata e tij me Manchester United skadoi në fund të muajit të kaluar.

Mesfushori spanjoll u bashkua me Unitedin nga Athletic Bilbao në vitin 2014 për rreth 36 milionë euro dhe 29-vjeçari nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me kampionët francezë.

Herrera ndër të tjera zbuloi edhe arsyet pse u largua nga ‘Old Trafford’, pasi u prezantua si lojtar i PSG.

“Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve në ‘Old Trafford’, tifozët e Parisit që ishin të pranishëm ishin të pabesueshëm, ata kënduan, e motivuan ekipin përgjatë gjithë ndeshjes”, zbuloi ai.

Atmosfera e tifozëve të Manchester United në ‘Old Trafford’ ka qenë zbehëse kohëve të fundit dhe spanjolli shpjegon që kjo, pjesërisht, ishte ajo që e bëri të zgjedhë PSG-në.

Komento: