Të shtëna në Obiliq, prangosen dy persona

15:07 | 05 Korrik 2019

Janë dëgjuar të htëna në Obliqi.

Një rast i gjuajtjes me mjet zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Obiliq.

Policia e Kosovës i është përgjigjur menjëherë rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Dy persona kanë përfunduar në pranga ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Në vendin e ngjarjes është parë Policia e Kosovës duke u marrë me rastin, ndërkohë burimet kanë thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një mjet zjarri, kallashnikov.

Nuk dihen ende motivet e këtij rasti ndërkohë hetimet ende po vazhdojnë.

Komento: