Mesfushori i Barcelonës, Rafinha është i interesuar që Neymar të kthehet në Camp Nou.
Neymar, 27, është i lidhur ngushtë me një rikthim në Camp Nou, dy vjet pasi braziliani arriti për 222 milionë dollarë në PSG duke thyer një rekord botëror në këtë proces, përcjell ORAinfo.
Bashkëlojtari i tij brazilian Rafinha shpreson se Neymar vendos për një kthim prapa për të rifilluar partneritetin e tij me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.
“Shpresoj që Neymar të kthehet, ai është një lojtar i madh që do të ishte me të vërtetë i mirë për Barcelonën”, tha Rafinha, nëpërmjet mediave spanjolle./ORAinfo/