Ja kush janë zyrtarët e prangosur për dallavere me patentëshoferë

16:09 | 05 Korrik 2019

Detaje të reja, kush janë zyrtarët e prangosur për dallavere me patentëshoferë.

Policia e Kosovës ka arrestuar pak minuta më parë edhe dy persona në qendrën për patent shoferë në Prishtinë.

Siç raporton T7 nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për një ekzaminer dhe një kandidat për patentë shoferë.

Në pyetje ndërkaq po merret edhe Drejtoresha e Departamentit për Patent Shoferë.

Ndërkohë Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, është duke zhvilluar një aksion nëpër disa qendra ku mbahen provimet për autoshkollë.

Sipas këtij burimi, aksioni që ka filluar ditën e sotme është ende duke vazhduar e për këtë nuk mund të dalin me informata zyrtare.

Fillimisht, një tollovi filloi në qendrën ku mbahen provimet te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku, siç mëson Express, sot nuk është mbajtur asnjë provim, derisa ka pasur edhe të arrestuar.

Komento: