Diplomati gjerman: Evropa s’mund të pres më rreth zgjidhjes së çështjes Kosovë-Serbi

16:32 | 05 Korrik 2019

Ischinger thotë se Evropa s’mund të pres më rreth zgjidhjes së çështjes Kosovë-Serbi.

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka thënë se dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, një zgjidhje politike midis Prishtinës dhe Beogradit mbetet e paarritshme dhe një situatë frustruese në rajon.

Ischinger që njëherësh është kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, i është Marrëveshjes së Dejtonit si “shembull i mirë i diplomacisë e cila duhet të zbatohet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, transmeton Klan Kosova.

Ai në një tekst autorial të titulluar “Udhërrëfyesi për Ballkanin” të publikuar në “Politiko” me bazë në Bruksel, ka shkruar se Evropa nuk mund të përballojë dot të presë vetë dhe shpreson që problemi të dalloj, sepse, siç thotë ai, “konflikti i pazgjidhur” në zemër të Evropës paraqet një rrezik të papranueshëm gjeopolitik, sidomos në kohëra të trazirave globale.

Ai thekson se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e vitit 1995, megjithëse e papërsosur si një kornizë politike për një shtet funksional, është një shembull i mirë i llojit të diplomacisë që duhet të zbatohet në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Klan Kosova.

Komento: