Del raporti, kjo është arsyja pse humbi jetën në liqen Floriana

17:31 | 05 Korrik 2019

Ajo humbi jetën në mosh të re.

Vdekja e futbollistes shqiptare Florijana Ismaili vazhdon të jetë mister. Ajo u gjet e mbytur në ujërat e Komos në Itali. Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet disa metra në thellësi të liqenit.

Sipas prokurorit të Comos, Nicola Piacente, Ismaili nuk ka pasur sulm në zemër, ashtu siç është dyshuar dhe raportuar deri tani nga mediat.

Raporti i parë mjekësor tregon se futbollistja kishte konsumuar shumë ushqime para se të vdiste. “Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes”-thuhet në raport. Rezultatet e plota të autopsisë së shqiptares do të dalin në dritë pas një muaji.

Komento: