U KRY! Lojtari i panjohur i thotë “PO” Milanit

19:43 | 05 Korrik 2019

Pas Rade Krunic, Milan është vendosur të blejë një tjetër mesfushor të Empolit, me një marrëveshje bonus prej 16 milion euro plus 1 milion euro për Ismael Bennacer.

Sipas Sky Sport Italia, të dy klubet kanë rënë dakord për këtë mbrëmje, duke mposhtur skuadrën e Fiorentinës dhe Romës për algjerianin, përcjell ORAinfo.

Bennacer ka qenë shumë mbresëlënës në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe më shumë gjasë do të zbarkojë në San Siro.

Besohet se MIlan dhe Empoli arritën një marrëveshje për 16 milion euro me një tarifë fikse plus një shtesë prej 1 milion euro./ORAinfo/

Komento: