De Jong tregon arsyen pse zgjodhi Barcelonën

20:17 | 05 Korrik 2019

Përforcimi i ri i Barcelonës, Frenkie De Jong, ka treguar arsyen pse zgjodhi të jetë futbollist i Barcelonës.

De Jong ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe është prezantuar në “Camp Nou” para mijëra tifozëve të Barcelonës.

Në konferencë për media, ai tha se ishte e lehtë për të të vendoste për t’iu bashkuar Barcelonës.

“Kam ëndërruar si fëmijë që të luajë një ditë te Barcelona. Kur mësova për interesimin, ishte një vendim i lehtë”, tha De Jong.

“Numri? 21 është numër special për mua, kam luajtur te Ajaxi dhe ndihem shumë mirë. Të shohim se çfarë numri do të kem”.

“Pozicioni? Për mua nuk ka problem në qendër të fushës, apo anash. Vetëm dua të jem në 11-she dhe të luaj”.

Komento: