Zëvendësministri i Jashtëm flet për Borellin: Ai ka kredibilitet, Spanja e ka ndihmuar Kosovën

20:48 | 05 Korrik 2019

Anton Berisha ka folur së fundi për dialogun Kosovë-Serbi dhe për zgjedhjen e Josep Borellit si pasardhës i Federica Mogherinit.

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka thënë se pa u bërë bashkë i gjithë spektri politik në Kosovë nuk mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Pa LDK dhe Vetëvendosjen nuk mund që të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, qyshdo, zgjedhje të reja qyshdo, pa u ulur i gjithë spektri nuk mundet të ketë marrëveshje. Edhe nëse mbahen zgjedhjet e reja rezultati do të jetë i përafërt”.

Kurse për të nominuarin për kreun e diplomacisë evropiane, ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, Berisha ka pasur fjalë më të zgjedhura për të.

“E vlerësoj lart Josep Borrellin, një diplomat i rryer – njeri me kredibilitet dhe integritet”, ka thënë Berisha në Klan Kosova.

“Spanja është shtet i rëndësishëm që ka kontribuar për lirinë e Kosovës. Sekretari i NATO-së [Javier Solana] ka qenë spanjoll. Spanja ka kontribuuar pasluftës në Kosovë, kam punuar me ta. Ne shqiptarët japim, si thonë, një pite për një lakror”.

“Nuk kemi punuar me Spanjën dhe është koha që t’i lëmë udhëtimet e largëta dhe të merremi me udhëtime të afërta – dhe të merremi me pesëshen mosnjohëse. Ky është një njeri që edhe kur është nominuar Kosova nuk ka qenë në pikat-kriteret e përzgjedhjes. Mogherini ka qenë dështim total dhe ka rënë niveli i politikës së jashtme. Ky nuk lejon lojëra të ulëta dhe periferike. Ai e di që nuk do të jetë aty ministër i Jashtëm i Spanjës por përfaqësues i BE-së. Ky do të merret me tema të larta”.

Komento: