Milani ka humbur edhe një yll të madh.
Dani Ceballos është mesfushori më i kërkuar në merkato. Te Real Madrid është jashtë planeve të Zidan dhe në këtë mënyrë duhet të gjejë një skuadër të re për sezonin e ri. Milani ishte skuadra e parë që shfaqi interes për të, por ditët e fundit në garë janë futur Liverpul dhe Tottenham.
Dy skuadrat angleze e dëshirojnë me çdo kusht lojtarin dhe janë gati të kënaqin kërkesat e madrilenëve. Në këtë mënyrë kuqezinjtë humbasin një tjetër objektiv në merkato pas Sensit që firmosi me Interin.