Nuk dorëzohet Milan, rrit ofertën për lojtarin nga Serie A

09:45 | 06 Korrik 2019

Milan po e ofron Lucas Biglia plus 13 milionë euro për Jordan Veretout, por Fiorentina kërkon vetëm para, pasi Roma dhe Lyon gjithashtu janë të interesuar.

Mesfushori mbetet tema e nxehtë e bisedës në Firence pasi drejtori i sportit Daniele Pradè konfirmoi se francezi dëshiron të largohet këtë verë.
Deri më tani, propozimet nuk janë bindëse për një sërë arsyesh, por negociatat vazhdojnë.

Sipas Sportitalia, Milani po ofron tani 13 milion euro plus Biglia, por problemi mbetet që Fiorentina kërkon vetëm para dhe asnjë shkëmbim lojtarësh, përcjell ORAinfo.

Kjo ka dëshmuar gjithashtu një problem me Romën, të cilët nuk kanë ngritur kërkesën e tyre më të fundit.

Raportet franceze pretendojnë se Olympique Lyonnais ishin të gatshëm të paguajnë çmimin prej 25 milionë eurosh, por Veretout është përqendruar të qëndrojë në Serie A.

Napoli ishte i interesuar, por u largua nga Veretout si një objektiv në javët e fundit. /ORAinfo/

Komento: